Lufta në Ukrainë/ Alarmohet NATO, gati zhvendosja e 60 mijë trupave pranë kufirit rus me vendet Baltike

Bota

Lufta në Ukrainë/ Alarmohet NATO, gati zhvendosja e 60 mijë

NATO po shqyrton forcimin e strukturës së komandës në krahun e saj lindor, me fokus të veçantë në Letoni dhe Estoni, në një kohë tensionesh të larta me Rusinë.

Sipas raportimeve të  The Wall Street Journal, po diskutohet krijimi i një strukture të veçantë komande, e ngjashme me modelet ekzistuese ushtarake evropiane, me qëllim përshpejtimin e reagimit në rast krize.

Në raste të mundshëm emergjence, raportohet se deri në 60,000 trupa të NATO-s mund të dislokohen brenda një kohe të shkurtër në rajon, pa vonesa të gjata procedurale politike.

Analistët e sigurisë theksojnë se rëndësi strategjike ka edhe i ashtuquajturi Korridori Suwalki, një zonë e ngushtë që lidh vendet baltike me pjesën tjetër të NATO-s, pranë zonave të ndjeshme ushtarake si Kaliningrad dhe Pskov.

Raportet gjithashtu citojnë vlerësime të inteligjencës perëndimore që shqyrtojnë skenarë të mundshëm për përshkallëzim tensionesh nga ana e Rusisë, ndërsa Moska nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve.

ME TE LEXUARAT