Mashtrimi i madh rreth përçarjes midis Melonit, Trumpit dhe Netanyahut

Shkruar nga Francesco Cancellato në Fanpage.it
Pra, çfarë bëhet tani?
Domethënë: tani që, sipas të gjitha gjasave, Donald Trump është bërë “i papranueshëm” dhe është pezulluar rinovimi automatik i memorandumit të mbrojtjes mes Italisë dhe Izraelit — çfarëdo që të thotë kjo frazë — çfarë do të bëjë Italia konkretisht?
A do të ndalojë së lejuari përdorimin e bazave të tyre nga amerikanët për të transportuar armë drejt Gjirit Persik dhe për të bombarduar Iranin, për shembull, siç thuhet se ka vazhduar që nga fillimi i konfliktit?
A do të dali nga “Board of Peace”, e vetmja demokraci pjesëmarrëse në të, edhe pse vetëm si vëzhgues, dhe a do të ndalojë së marrë pjesë në një lojë që synon të dobësojë OKB-në?
A do të mbajë një qëndrim të qartë në favor të Bashkimit Evropian, kur Trump dhe Vance — ai që shkruan parathëniet amerikane të librave të Melonit — vijnë e ju thonë se BE është “e keqja absolute”?
A do të heqi dorë nga shpenzimet për armatim që kërkon Trump dhe t’i orientojë ato fonde diku tjetër, ndoshta në arsim dhe shëndetësi?
Dhe më tej:
A do të dënojë më në fund atë që po ndodh në Gaza, duke e quajtur hapur gjenocid dhe bllokadën detare ilegale me emrin e saj të vërtetë?
A do të dënojë veprimet e Netanyahut në Liban, edhe kur ato nuk prekin drejtpërdrejt kontingjentin italian në UNIFIL?
A do ta njohi shtetin palestinez dhe të drejtën e palestinezëve për të pasur shtetin e tyre?
Sepse, me keqardhje, kjo do të nënkuptonte një shkëputje të vërtetë nga Trump dhe Netanyahu.
Jo thjesht të quash “të papranueshëm” një koment për Papën, apo të bllokosh rinovimin automatik të një memorandumi mirëkuptimi që vetë shumica e konsideron prej vitesh si thuajse simbolik.
Nëse gjithçka mbetet siç është, atëherë — me keqardhje — ajo e Melonit nuk është një shkëputje e vërtetë. Është vetëm një përpjekje e zbehtë dhe e pasigurt për t’u larguar nga ndikimi i dy liderëve më të papëlqyer në botë, për të mos u fundosur më tej në sondazhe.
Një truk, edhe një tjetër, për t’u shitur italianëve një realitet që nuk ekziston.


