Mediat: SHBA-të nuk i pranojnë “Vijat e Kuqe” të Iranit
Lajmifundit
/
11 Prill 2026, 15:13
Bota

Një zyrtar amerikan i tha CBS se Uashingtoni nuk i ka pranuar "vijat e kuqe" të Iranit. Delegacioni iranian në bisedimet e sotme në Islamabad ia përcolli kërkesat dhe "vijat e kuqe" kryeministrit pakistanez Shehbaz Sharif gjatë takimit të sotëm.
Një gazetar i televizionit shtetëror iranian raportoi nga Islamabadi.
"Vijat e kuqe" të Teheranit përfshijnë Ngushticën e Hormuzit, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës, lirimin e aseteve të ngrira iraniane dhe një armëpushim në të gjithë rajonin.


