Meloni u drejtohet grave: Jini të lira, mos u dorëzoni nga paragjykimet dhe mos e kufizoni veten për askënd

Mos u dorëzoni para paragjykimeve sepse ata që i kanë ato janë thelbësisht të dobët,deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Mos i dëgjo ata që përpiqen t’ua zvogëlojnë peshën që keni sepse ata që e bëjnë këtë kanë frikë nga ty. Shpesh do të nënvlerësohesh. Mos u beso kurrë kufizimeve që të tjerët duan të vendosin për ty sepse të vetmet kufizime në jetën tënde duhet të vendosësh ti’’, theksoi ajo.
‘’Mos prit që të të jepen sepse mund t’i meritosh pa pasur nevojë të falënderosh askënd. Ji ajo që je në maksimum, ji e lirë’’, shtoi ajo.
“Nuk ka portë, asnjë dryn, asnjë shul që mund ta bllokojë lirinë e mendjes sime”, theksoi Meloni duke përdorur fjalët e Virginia Woolf, një shkrimtare angleze dhe një nga autoret moderniste më me ndikim të shekullit të 20-të/ORA


