FOTO/ Gruaja e Mirit hyn në Prime sonte? Ja çfarë ka thënë bashkëshortja e banorit

Showbiz

FOTO/ Gruaja e Mirit hyn në Prime sonte? Ja çfarë ka

Pas ngjarjeve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother Albania, ku Mirë ka qenë protagonisti i disa situatave që trazuan ujërat brenda shtëpisë, rrjetet sociale u mbushën me spekulime për një surprizë të mundshme.

Shumë ndjekës aluduan se bashkëshortja e tij mund të shfaqej sonte në spektakël për t’i dhënë mbështetje, duke zgjuar kuriozitetin e fansave.

Megjithatë, të gjitha këto dyshime u rrëzuan nga vetë bashkëshortja e Mirit përmes një postimi në Instagram.

FOTO/ Gruaja e Mirit hyn në Prime sonte? Ja çfarë ka

Ajo publikoi një fotografi nga ambienti i saj i punës në Gjermani, duke treguar qartë se angazhimet profesionale vazhdojnë si zakonisht dhe nuk ka plane për të qenë e pranishme në Prime.

Në mbishkrimin e fotos, ajo u drejtua direkt ndjekësve që prisnin ta shihnin atë në ekran:

“Për të gjithë që mendojnë që jam në Prime sot… Më vjen keq por jam në punë!”, shkroi ajo, duke konfirmuar zyrtarisht mungesën e saj në spektakël.

Ky postim ka qetësuar fansat dhe ka sqaruar situatën, duke treguar se angazhimet profesionale janë prioritet për bashkëshorten e Mirit, pavarësisht interesit të madh që ka krijuar pritshmëria për një paraqitje surprizë.

Megjithatë të gjithë janë në pritje të momentit kur bashkëshortja e Mirit do të shfaqet për një surprizë në ambientet e shtëpisë, pas vizitës që vajza e tij i bëri pak javë më parë./BBVA5

ME TE LEXUARAT