“Ne e kontrollojmë plotësisht ngushticën", Trump reagon për përplasjet e kalimit të anijeve tregtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se Uashingtoni do të vijojë presionin detar ndaj Iranit deri në arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
“Ne e kontrollojmë plotësisht ngushticën”, u shpreh Trump në një intervistë për CNBC, duke shtuar se masat do të vazhdojnë në kuadër të sigurisë detare dhe stabilitetit në rajon.
Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për anijet tregtare, ndërsa Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike ka paralajmëruar se Irani do të vijojë kufizimet derisa të hiqet bllokada amerikane.
IRGC i ka bërë thirrje kompanive të transportit detar të ndjekin vetëm udhëzimet e Iranit, ndërsa ka cilësuar deklaratat e Trump si “të pabesueshme”.

