“Nuk dua të zgjatet armëpushimi”, presidenti i SHBA: Irani duhet të pranojë marrëveshjen dhe të lirojë 8 vajza të dënuara
Lajmifundit
/
21 Prill 2026, 20:13
Bota

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin në orët e fundit të armëpushimit se SHBA nuk do ta zgjasë atë nëse nuk nisën negociatat për paqe.
Ai i ka bërë thirrje Teheranit të ulet në tryezën e bisedimeve, duke deklaruar se SHBA po monitoron nga afër objektet e tij bërthamore. Nga ana tjetër, pala iraniane ka shprehur gatishmëri të pjesshme për dialog, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për pjesëmarrjen në bisedime.
Sipas njoftimeve, raundi i ri i negociatave pritet të zhvillohet në Islamabad, me ndërmjetësim të Pakistanit.


