“Nuk të lë të divorcohesh nga im bir”/ Vjehrri sulmon nusen me hanxhar, e godet 10 herë në kokë dhe dorë
Lajmifundit
/
25 Shkurt 2026, 18:46
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 85-vjeçar ka goditur me hanxhar nusen e djalit.

Mediat italiane raportojnë se i moshuari ka goditur rreth dhjetë herë në kokë dhe dorë 41-vjeçaren, ndërsa gjendja e saj edhe pse e rëndë paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi këtë mëngjes në Via di Bravetta, ndërsa sipas karabinierëve, gruaja sapo i kishte çuar fëmijët në shkollë kur hasi vjehrrin e saj në rrugë, i cili e goditi.
Mësohet se arsyeja e sulmit ka qenë fakti që i moshuari nuk dëshironte që 41-vjeçarja të divorcohej nga djali i tij./Ballkan


