Paralajmërimi i fortë amerikan për Serbinë: Qëndroni larg Rusisë!

Një mesazh i qartë dhe paralajmërues i është përcjellë Serbia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë një takimi mes ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, dhe presidentit Aleksandër Vuçiç.
Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Beograd, Whitaker theksoi se bashkëpunimi i Serbisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me “partnerë të pabesueshëm” krijon varësi strategjike afatgjatë dhe mund të komplikojë marrëdhëniet në të ardhmen.
“Për një partneritet modern dhe me vizion, drejtimi strategjik i Serbisë duhet të jetë në përputhje me Perëndimin. Siguria varet nga zgjedhja e partnerëve të duhur”, thuhet në deklaratë.
Nga ana tjetër, Vuçiç deklaroi se Serbia ndodhet në rrethana të vështira gjeopolitike dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon, duke përmendur edhe sigurinë e serbëve në Kosova si prioritet.
Ai shtoi se vendi i tij do të vijojë një politikë që kombinon dialogun me këmbënguljen për respektimin e së drejtës ndërkombëtare.


