Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Bota

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump:

Presidenti amerikan Donald Trump pranoi të martën ndikimin e luftës në Iran në tregjet energjitike dhe paralajmëroi se çmimet e naftës do të rriten dhe do të jenë të larta për një periudhë kohe gjatë luftës me Iranin.

Por ai siguroi se sapo kjo situatë të mbarojë, çmimet do të bien dhe do të jenë edhe më të ulëta se më parë.

Lufta në Lindjen e Mesme ka shtyrë tashmë çmimet e naftës më lart, me shqetësime për prishje të furnizimit si pasojë e tensioneve dhe bllokimit të trafikut në Ngushticën e Hormuzit.

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë goditur mbi 1.700 objektiva ushtarake në tre ditët e para të operacionit kundër Iranit. Lajmin e bëri të ditur Komanda Qendrore e SHBA (Centcom) e cila sot bëri publik bilancin e 72 orëve të para të operacionit të quajtur “Epic Fury”.

Sipas deklaratës, mes objektivave të goditura janë selia e Gardës Revolucionare Islamike, qendra komande dhe kontrolli, selia e forcave ajrore hapësinore të kësaj garde, sistemet e mbrojtjes ajrore, bazat e raketave balistike, anije dhe nëndetëse të marinës, si edhe kapacitete komunikimi ushtarak./Shqip

ME TE LEXUARAT