Parisi vendos teleferikun urban më të gjatë në Europë

Bota

Parisi vendos teleferikun urban më të gjatë në Europë

Teleferiku urban më i gjatë në Europë është inaguruar në periferinë juglindore të Parisit, rreth 17 vite pas propozimit.

Linja e re, e para e llojit të saj, është krijuar për të ndërlidhur periferinë e izoluar të qytetit, që nuk ka infrastrukturë të zhvilluar, me rrjetin e metrove.

Rruga 4.5 kilometra e gjatë ka 105 mjete me 10 sedilje secili dhe pritet që të transportojë 11 mijë pasagjerë në ditë mbi rrugët pariziene.

Edhe pse është më i gjati në Europë, më i gjati në botë mbetet ai që lidh qytetet e Bolivisë, La Paz dhe El Alto që është 32 kilometra.

Për transportin do të duhen vetëm 18 minuta bashkë me ndalesat, krahasuar me 40 minuta që nevojiten me makinë apo autobus.

Do të jetë edhe shumë ekonomik sepse pasagjerët mund të përdorin një kartë të rikarueshme ose mund të blejnë dy bileta, një për Linjën 8 që kushton 2.50 euro dhe një për teleferikun që kushton 2 euro.

Projekti prej 138 milionë eurosh është konsideruar një alternativë më e lirë krahasuar me ndërtimin e metrove për të lidhur këto lagje periferike.

ME TE LEXUARAT