Përleshje me armë pranë shkollës, 2 të vrarë dhe disa të plagosur në Karolinën e Veriut

Bota

Përleshje me armë pranë shkollës, 2 të vrarë dhe

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një park pranë një shkolle në Karolinën e Veriut, SHBA.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit pranë Shkollës së Mesme Jefferson në Winston-Salem, por jashtë territorit të saj.

Autoritetet bëjnë me dije se shkolla u vendos përkohësisht në “mbyllje sigurie”, masë që më pas u hoq pasi u vlerësua se nuk kishte më rrezik për nxënësit dhe stafin.

Policia ka deklaruar se incidenti dyshohet të ketë nisur si një përleshje e planifikuar mes dy të rinjve, e cila më pas ka eskaluar në përdorim armësh zjarri, ku janë përfshirë disa persona.

Sipas Byrosë Shtetërore të Hetimeve, dy persona kanë ndërruar jetë dhe disa të tjerë janë plagosur, ndërsa numri i saktë i të lënduarve ende nuk është bërë publik.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e personave të përfshirë në përplasjen e armatosur.

ME TE LEXUARAT