Pesë viktima pas rrëzimit të një helikopteri ambulancë në Libi

Bota

Pesë viktima pas rrëzimit të një helikopteri ambulancë

Një helikopter ambulancë u rrëzua në bazën Al-Sarra të Libisë të hënën, ndërsa kthehej nga një mision evakuimi mjekësor, duke vrarë 5 persona.

Aksidenti ndodhi rreth 300 kilometra nga qyteti juglindor i Kufrës, sipas portalit të lajmeve Al-Wasat, duke cituar burime të informuara.

Në mesin e të vrarëve ishin dy anëtarë të shërbimit të transportit ushtarak dhe një infermiere spitali nga Kufra. Dy viktimat e mbetura ishin të huaj, të identifikuar si piloti dhe asistenti i tij, thuhet në raport.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme në lidhje me shkakun e rrëzimit, dhe autoritetet libiane ende nuk kanë lëshuar një deklaratë zyrtare për incidentin. 

ME TE LEXUARAT