"Po notojnë në fund të detit", Trump: Shkatërruam dhe fundosëm 9 anije detare iraniane

Në një postim në Truth Social, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë “shkatërruar dhe fundosur” nëntë anije detare iraniane, disa prej të cilave “relativisht të mëdha dhe të rëndësishme”.
Presidenti tha gjithashtu se ushtria amerikane ka “shkatërruar kryesisht” selinë detare të Iranit.
Trump tha se SHBA-të tani po ndjekin pjesën tjetër të flotës detare iraniane.
“Ata së shpejti do të jenë duke lundruar në fund të detit”, shtoi ai.
"Përveç kësaj, Marina e tyre po bën shumë mirë!".
Reagimi i Iranit
inistri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka hedhur poshtë paralajmërimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të mos u hakmarrë ndaj bombardimeve masive të SHBA-së dhe Izraelit, duke thënë se nuk do të ketë "kufizim" për vetëmbrojtjen e vendit.
“Askush nuk mund të na thotë se nuk keni të drejtë të mbroni veten. Ne po mbrojmë veten me çfarëdo që të jetë e mundur dhe nuk shohim asnjë kufizim për veten tonë për të mbrojtur popullin tonë, për të mbrojtur popullin tonë”, tha Araghchi për ABC News.
"Ajo që po bëjnë Shtetet e Bashkuara është një akt agresioni. Ajo që po bëjmë ne është akt vetëmbrojtjeje. Ka dallime të mëdha midis këtyre të dyjave."


