I mbylli derën në fytyrë Stenaldos, reagon Marko: “U habita që ishte bërë aq e madhe…”

Showbiz

I mbylli derën në fytyrë Stenaldos, reagon Marko: “U habita

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Fan Club” ishte i eliminuari i mbrëmjes së djeshme nga shtëpia e “BBV”, Marko Luca. Marko u pyet nga moderatorja Kiara Tito në lidhje me veprimin e tij kundrejt Stenaldos, teksa i mbylli derën në fytyrë.

Marko u shpreh i keqardhur dhe deklaroi se nuk e kishte bërë aspak me qëllim të keq.

Marko:U habita që ishte bërë aq e madhe jashtë. Unë e dua shumë Stenaldon, si person. Me të kam diskutuar shumë, kemi bërë gallata, e dua shumë si person, jo si lojtar.

Kam pasur diskutime shumë me të rreth jetës, rreth muzikës që na lidh me njëri tjetrin.

Unë nuk isha fare pjesë e debatit të tyre, shkova t’ia mbyllja derën me shaka, kur e pashë që ishte nxirë në fytyrë e lash, dera ndejti hapur. U habita që kjo gjë ishte keqkuptuar jashtë. I kërkoj shumë ndjesë publikut./BBVA5

ME TE LEXUARAT