Po qëndronin trupat e SHBA-së, tre dronë të armatosur rrëzohen mbi aeroportin e Erbilit në Irak

Bota

Po qëndronin trupat e SHBA-së, tre dronë të armatosur

Tre dronë të armatosur janë rrëzuar mbi aeroportin e Erbil, në rajonin e Kurdistanit në Irakun verior, sipas Reuters, që citon burime të sigurisë.

Në aeroport janë të stacionuara trupa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, çka e bën zonën një pikë të ndjeshme në kontekstin e përshkallëzimit të tensioneve në rajon.

Raportimi vjen pasi një gazetar i Agence France-Presse (AFP) bëri të ditur se pranë bazës ishin dëgjuar shpërthime të forta.

Sipas raportimeve, SHBA-të kanë kapur dronë edhe gjatë fundjavës në të njëjtin aeroport, ndërsa situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar.

ME TE LEXUARAT