Rrëzohet avioni mjekësor nga moti i keq, 7 anëtarë të zhdukur. Ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar.

Bota

Rrëzohet avioni mjekësor nga moti i keq, 7 anëtarë të

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë.

Sipas  raportimeve zyrtare avioni tip Beechcraft C90 ishte nisur nga qyteti Ranchi me pesë pasagjerë dhe dy anëtarë ekuipazhi në bord.

Sipas deklaratës zyrtare, avioni kërkoi të ndryshonte kurs për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Pak më vonë, ai humbi kontaktin me kontrollin ajror dhe u zhduk nga radarët.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendin e rrëzimit dhe operacioni i kërkim-shpëtimit është në vijim, ndërsa deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ka të mbijetuar.

ME TE LEXUARAT