Rritja e pranisë ushtarake/ CNN: 11 avionë amerikanë F-22 janë vendosur në Izrael

Bota

Rritja e pranisë ushtarake/ CNN: 11 avionë amerikanë F-22

Imazhet e fundit satelitore nga kompania kineze Mizarvision tregojnë se 11 avionë luftarakë amerikanë F-22 të tipit “stealth” janë vendosur së fundmi në bazën ajrore Ovda, në jug të Izraelit, raporton CNN.

Avionët luftarakë F-22 Raptor të gjeneratës së pestë, të cilët u shfaqën për herë të parë të mërkurën në imazhe nga Planet Labs, përfaqësojnë rritjen e fundit të konsiderueshme të pranisë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.

Kjo vjen në një kohë kur janë duke u zhvilluar negociata midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi programin bërthamor të Iranit, sipas CNN.

F-22 Raptor është një avion luftarak i projektuar për operacione ajrore dhe tokësore.

 

 

ME TE LEXUARAT