Riformatimi i Qeverisë pas 6 muajve! Cilët janë ministrat që NUK u prekën nga ndryshimet?

Aktualitet

Riformatimi i Qeverisë pas 6 muajve! Cilët janë ministrat që

Kryeministri Edi Rama ka riformuar qeverinë këtë të enjte, pas një mbledhjeje maratonë të grupit parlamentar të Partia Socialiste.

Sipas njoftimeve zyrtare, ndryshimet kanë prekur disa ministri kyçe, përfshirë Ministrinë e Jashtme, të Drejtësisë, të Brendshme, Marrëdhëniet me Parlamentin, Infrastrukturës dhe Mbrojtjes.

Megjithatë, 9 ministri mbeten të paprekura nga riformatimi i kabinetit:

Petrit Malaj – Ministria e Financave

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Blendi Gonxhe – Ministria e Kulturës dhe Sportit

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Adea Pirdeni – Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe kryenegociatore për Bashkimin Evropian

Ky riformatim vjen gjashtë muaj pas miratimit të kabinetit “Rama 4” në Kuvendin e Shqipërisë dhe pritet të ndikojë në drejtimin e politikave qeverisëse gjatë mandatit aktual./Shqip

ME TE LEXUARAT