Sa amerikanë janë të kënaqur me Trump? Reuters publikon shifrat

Bota

Sa amerikanë janë të kënaqur me Trump? Reuters publikon

Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos, mbështetja për presidentin amerikan Donald Trump ka rënë në 36%, niveli më i ulët i mandatit të tij aktual dhe i pandryshuar nga muaji i kaluar.

Sondazhi tregon gjithashtu rritje të shqetësimeve për politikën e jashtme dhe ekonominë, veçanërisht pas zhvillimeve të lidhura me konfliktin me Iranin dhe rritjes së çmimeve të energjisë.

Po ashtu, një pjesë e të anketuarve shprehin shqetësim për gjendjen e tij mendore dhe aftësinë për të drejtuar vendin, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e amerikanëve e vlerësojnë pozitivisht performancën e tij në çështjet kryesore të qeverisjes.

ME TE LEXUARAT