Shembet një ndërtesë katërkatëshe, 15 viktima dhe disa të plagosur në Marok

Bota

Shembet një ndërtesë katërkatëshe, 15 viktima dhe disa

Në qytetin Fes në verilindje të Marokut, të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë katërkatëshe u shemb gjatë natës.

Sipas autoriteteve lokale, në mesin e viktimave janë edhe dy vajza të vogla. Numri i të vdekurve u rrit pasi ekipet e shpëtimit nxorën edhe pesë trupa të tjerë nga rrënojat, ndërsa një person tjetër ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda.

Ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet në zonë për të gjetur persona të tjerë që mund të jenë bllokuar nën rrënoja. Pesë të plagosur po marrin trajtim mjekësor në spital.

Për arsye sigurie, banorëve të ndërtesave pranë u është kërkuar të largohen nga zona, pasi ekziston rreziku për shembje të tjera në lagjen e dendur të qytetit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shembjes së ndërtesës.

ME TE LEXUARAT