“Të shtëna me armë në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë – liderët e huaj e dënojnë njëzëri

Bota

“Të shtëna me armë në darkën e

Udhëheqësit botërorë kanë dënuar njëzëri të shtënat me armë që ndodhën gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, në të cilën mori pjesë edhe Donald Trump.

Udhëheqësit flasin për një sulm ndaj demokracisë, ndërsa shumë prej tyre kanë shprehur lehtësim për faktin se të gjithë të pranishmit janë shëndoshë e mirë.

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka dënuar një sulm “të papranueshëm” dhe ka shprehur “mbështetjen” e tij për Donald Trump.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka dënuar “sulmin e ndodhur këtë mbrëmje ndaj presidentit”. “Dhuna nuk është kurrë përgjigjja. Njerëzimi do të përparojë vetëm përmes demokracisë, bashkëjetesës dhe paqes”, ka shkruar ai në X.

“Tronditëse”, ka deklaruar kryeministri britanik Keir Starmer. “Çdo sulm ndaj institucioneve demokratike apo lirisë së shtypit duhet të dënohet me ashpërsinë më të madhe”, tha ai në llogarinë e tij në X.

“Dhuna politike nuk ka vend në demokraci”, ka deklaruar Kaia Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Ajo gjithashtu u shpreh “e lehtësuar” që të gjithë pjesëmarrësit në pritje ishin të sigurt. “Një ngjarje që duhej të festonte lirinë e shtypit nuk duhej të kthehej kurrë në një skenë terrori”, shtoi ajo.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, theksoi ndër të tjerë edhe Kyriakos Mitsotakis, në postimin e tij për incidentin gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, në praninë e çiftit presidencial amerikan.

Benjamin Netanyahu u shpreh “i tronditur nga tentativë e vrasjes” së presidentit amerikan Donald Trump. Kryeministri izraelit tha gjithashtu se është i lehtësuar që Trump dhe zonja e parë janë “shëndoshë e mirë” dhe dërgoi “urime për shërim të shpejtë dhe të plotë për policin e plagosur”, duke vlerësuar shërbimet sekrete amerikane për reagimin e shpejtë dhe vendimtar.

“Dënoj tentativën e sulmit në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë”, deklaroi nga ana e tij Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri kanadez Mark Carney u shpreh “i lehtësuar” që presidenti, zonja e parë dhe të gjithë të ftuarit ishin shëndoshë e mirë. “Dhuna politike nuk ka vend në demokraci”, shkroi ai në X.

Edhe presidentja e Meksikës Claudia Sheinbaum dhe kryeministri i Indisë Narendra Modi shprehën “lehtësim”, ndërsa kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u shpreh “i tronditur”.

ME TE LEXUARAT