Tensionet në Hormuz/ Macron: Duhet dialog mes SHBA dhe Iranit për të shmangur krizën

Bota

Tensionet në Hormuz/ Macron: Duhet dialog mes SHBA dhe Iranit për

Presidenti francez Emmanuel Macron u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, pas incidenteve të fundit gjatë fundjavës.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin polak Donald Tusk, Macron theksoi se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës është dialogu dhe diplomacia.

“Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Duhet t’i zgjidhim çështjet përmes diplomacisë. Të gjithë duhet të qetësohen”, deklaroi presidenti francez.

Macron sqaroi gjithashtu se Franca nuk ka qenë objektiv direkt i incidenteve në ngushticë, ku Irani hapi zjarr ndaj disa anijeve, përfshirë edhe një anije kontejnerësh të kompanisë franceze CMA CGM. Sipas kompanisë, të shtënat janë cilësuar si “paralajmëruese”, ndërsa ekuipazhi ka qenë i sigurt.

Ngjarjet në një nga rrugët më strategjike detare në botë kanë shtuar shqetësimet ndërkombëtare për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

ME TE LEXUARAT