Tërheqja nga Gjermania dhe sinjalet për Italinë e Spanjën/ Ja si janë të shpërndara trupat amerikane në Evropë

Shtetet e Bashkuara po rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Evropë, me planin për të tërhequr 5,000 trupa nga Gjermania dhe paralajmërime për masa të ngjashme ndaj Italisë dhe Spanjës.
Aktualisht, SHBA ka rreth 68 mijë trupa të vendosura në mënyrë të përhershme në bazat evropiane, pa përfshirë personelin rotativ që dërgohet për misione dhe stërvitje.
Forcat amerikane janë të shpërndara në rreth 50 baza në më shumë se një duzinë vendesh, me 31 prej tyre të konsideruara të përhershme. Gjermania dhe Italia mbajnë numrin më të madh të trupave amerikane në kontinent, të ndjekura nga Mbretëria e Bashkuar.
Në Gjermani ndodhen mbi 36 mijë trupa, përfshirë bazën e madhe ajrore Ramstein. Italia ka mbi 12 mijë trupa në disa baza kryesore si Vicenza, Aviano, Napoli dhe Sicili. Në Mbretërinë e Bashkuar ndodhen mbi 10 mijë trupa, ndërsa Spanja, Polonia, Rumania dhe Hungaria kanë një prani më të vogël, por strategjikisht të rëndësishme.
Ky rishikim i shpërndarjes ushtarake shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë amerikane për të përshtatur praninë e saj në Evropë, në një kohë tensionesh me Rusinë dhe ndryshimesh në arkitekturën globale të sigurisë.


