Trump thotë se po zhvillon biseda të mira me Putinin dhe Zelenskyn për Ukrainën

Bota

Trump thotë se po zhvillon biseda të mira me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  tha të premten se po zhvillonte biseda të mira me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërsa kërkon të zgjidhë luftën në Ukrainë. Trump tha se nuk donte të zbulonte se kur foli për herë të fundit me Putinin.

Mediat e huaja shkrujnë se, Trump është zotuar t’i japë fund luftës që filloi me pushtimin në shkallë të plotë rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, por më shumë se një vit pas marrjes së detyrës, konflikti vazhdon.

"Po punojmë për situatën në Rusi, Rusi dhe Ukrainë dhe shpresojmë se do ta arrijmë këtë. Kam biseda me të, dhe kam biseda me Presidentin Zelensky, dhe biseda të mira", tha ai, pa specifikuar se kur ndodhën telefonatat me secilin udhëheqës.

"Urrejtja midis Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky është qesharake. Është çmenduri. Dhe urrejtja është një gjë e keqe. Urrejtja është një gjë e keqe kur përpiqesh të rregullosh diçka, por do të ndodhë", tha ai.

ME TE LEXUARAT