Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani
Lajmifundit
/
7 Korrik 2025, 16:40
Bota
Kompania ajrore Swiss International Airlines dhe Deutsche Lufthansa deklaruan sot se një aeroplan që fluturonte nga Beogradi për në Zyrih bëri një ulje emergjente në aeroportin Friedrichshafen në Gjermani.
Shkaku ishte pasi u zbulua tym në pjesën e pasme të kabinës së avionit.
“Ulja ishte “e qetë” dhe autobusët filluan të mbërrinin për të transportuar pasagjerët në Cyrih”, tha Swiss.
Shkaqet e incidentit me Airbus A220 janë nën hetim.