VIDEO/ E pazakontë në Turqi, hajduti grabit argjendarinë dhe arratiset me… gomar! Shikoni pamjet

Bota

VIDEO/ E pazakontë në Turqi, hajduti grabit argjendarinë dhe

Një vjedhje me thyerje që do të hyjë në histori për “mjetin” e arratisjes të përdorur nga autori i krimit ndodhi në Turqi.

Hajduti 26-vjeçar, që goditi një dyqan bizhuterish në Kayseri, fillimisht përdori një levë për të thyer hyrjen e biznesit dhe për të rrëmbyer bizhuteri ari.

Por më pas, për t’u arratisur, ai përdori një… gomar, siç u regjistrua nga kamerat e sigurisë dhe pamjet në video.

Ngjarja dhe pamjet u bënë shumë shpejt virale në rrjet për mënyrën e arratisjes së autorit.

26-vjeçari M.Ç. u arrestua disa orë pas vjedhjes, ndërsa oficerët e policisë gjetën sendet e vjedhura që ai i kishte groposur në një parcelë toke.

ME TE LEXUARAT