VIDEO/ Moment përleshje me grushta mes deputetëve në parlamentin e Turqisë

Bota

VIDEO/ Moment përleshje me grushta mes deputetëve në parlamentin

Një përleshje fizike shpërtheu në seancën plenare të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke gjatë betimit të Akin Gürlek si Ministër i Drejtësisë dhe Mustafa Çifçi si Ministër i Brendshëm.

Opozita e CHP kundërshtoi betimin e Gürlekut, duke argumentuar se ai nuk kishte dhënë dorëheqjen nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Nga ana tjetër, deputetët e AKP-së deklaruan se procedura ishte në përputhje me Kushtetutën, ndërsa nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdağ, mohoi çdo parregullsi.

Pas thirrjes për betim, deputetët e CHP-së protestuan duke iu afruar podiumit, çka solli ndërhyrjen e deputetëve të AKP-së dhe përshkallëzim të situatës. Gjatë përplasjes, deputeti i AKP-së, Osman Gökçek, goditi me grusht deputetin e CHP-së, Mahmut Tanal, i cili pësoi lëndim në hundë.

Mes tensioneve dhe akuzave reciproke, Gürlek dhe më pas Çifçi u betuan nën masa të shtuara sigurie nga deputetët e mazhorancës.

ME TE LEXUARAT