Video/ Përfshihen nga zjarri dy varka në Venecia, plagoset pronari

Bota

Video/ Përfshihen nga zjarri dy varka në Venecia, plagoset pronari

Një zjarr shpërtheu në një varkë në Venecia, duke shkaktuar plagosjen e pronarit të saj.

Flakët u përhapën në një varkë të vogël, ndërsa në një distancë të afërt shpërtheu edhe një zjarr tjetër në një varkë tjetër, por që nuk mori përmasa të mëdha.

Disa kalimtarë që panë ngjarjen u përpoqën të shuanin zjarrin, derisa mbërritën forcat e emergjencës.Sipas informacioneve nga mediat italiane, zjarri shpërtheu ndërkohë që pronari po kryente disa punime në varkë. Ai ka pësuar djegie të lehta dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

ME TE LEXUARAT