VIDEO/ Presidenti i Kolumbisë shënjestër i një atentati: Kam udhëtuar 2 ditë që t’i shpëtoj vdekjes

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka zbuluar se ka objekt i një tentative për atentat dhe kjo ka sjellë që ai të marrë masa duke lëvizur vazhdimisht për të mos qenë në një vend ku atij mund të tentohet një tjetër atentat.
Ai theksoi se nuk ka mundur të ulej në destinacionin e parashikuar, pasi dritat e pistës nuk ishin ndezur, duke e bërë të pamundur uljen e sigurt.
Të nesërmen në mëngjes, presidenti vendosi të mos ulej në vendin e planifikuar, nga frika se helikopteri me të cilin udhëtonte mund të qëllohej.
“Duhet ta pranoj… Kam udhëtuar për dy ditë duke i shpëtuar vdekjes. Nuk munda të ulem sepse dritat nuk ishin ndezur.
Në mëngjes nuk ulem aty ku duhej, nga frika se helikopteri do të qëllohej, me fëmijët e mi brenda. Kështu që dolëm në det për katër orë dhe arrita aty ku nuk duhej – por mbërrita”, tha ai.
Colombian President Petro on assassination attempt against him:
— Clash Report (@clashreport) February 10, 2026
I have to confess… I’ve been traveling for two days escaping being killed.
I couldn’t land because the lights weren’t turned on. In the morning I didn’t land where I was supposed to, fearing the helicopter would… pic.twitter.com/FyOTHH8nmr