VIDEO që po prek BOTËN/Polici me motor shpëton foshnjën 3-muajshe, e çon me urgjencë në spital mes trafikut!

Bota

VIDEO që po prek BOTËN/Polici me motor shpëton foshnjën

Një ngjarje prekëse është regjistruar në Stamboll, ku një efektiv i policisë bashkiake është kthyer në hero duke shpëtuar jetën e një foshnje vetëm 3-muajshe. Familja po përpiqej të çonte foshnjën në spital pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime, por trafiku i rënduar i la të bllokuar në rrugë. Në pamundësi për të avancuar, ata kërkuan ndihmën e një polici me motor që ndodhej pranë.

Fillimisht, efektivi u përpoq të hapte rrugën për makinën e familjes, por situata u përkeqësua dhe trafiku u bllokua plotësisht. Në ato momente, ai mori një vendim të menjëhershëm duke marrë foshnjën në krah dhe duke e transportuar me motor drejt spitalit.

Pamjet e momentit janë regjistruar nga kamera e vendosur në motor dhe tregojnë përpjekjen e tij për të çarë trafikun me shpejtësi për të shpëtuar jetën e të miturit. Falë ndërhyrjes së shpejtë, foshnja u dërgua në kohë në spital, ndërsa veprimi i policit është cilësuar si një akt heroik që ka prekur opinionin publik.

ME TE LEXUARAT