Video/ Rrëshqitje dheu në Turqi, 3 persona humbin jetën jetën, dalin pamjet!

Bota

Video/ Rrëshqitje dheu në Turqi, 3 persona humbin jetën

Një rrëshqitje dheu është regjistruar në lagjen Canik të Samsunit në Turqi duke rezultuar në bllokimin e një automjeti nën rrënoja.

Nga ngjarja raportohet se mbetën të vdekur tre persona. Incidenti ndodhi pranë një stacioni karburanti, konkretisht në zonën e larjes së makinave pranë një qendre tregtare në autostradën Samsun-Ordu.

Rrëshqitja e dheut, e cila u shkaktua nga shkëmbinjtë dhe dheu që binin nga një mal aty pranë, bllokoi automjetin dhe ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonë. Sipas raporteve fillestare, një person u shpëtua nga rrënojat, ndërsa një baba humbi jetën në rrëshqitjen e dheut së bashku me dy vajzat e tij.

Ekipet shëndetësore janë thirrur për të ndihmuar në operacione. Besohet se pasagjerët e automjetit përfshijnë një grua, burrin e saj dhe fëmijët e tyre, ndërsa gruaja është shpëtuar tashmë dhe është dërguar në spital.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën, pasi ende ekziston rreziku i rrëshqitjeve të mëtejshme të tokës në zonë.

https://www.facebook.com/share/v/1NdTkzEuau/

 

ME TE LEXUARAT