Von der Leyen: Heqja e sanksioneve ndaj Iranit do të ishte veprim i parakohshëm

Bota

Von der Leyen: Heqja e sanksioneve ndaj Iranit do të ishte veprim i

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se është ende herët për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Gjatë një takimi në Berlin me Unionin Kristian Demokrat (CDU) dhe Unionin Kristian Social (CSU), ajo u shpreh se lehtësimi i masave ndëshkuese do të ishte i parakohshëm në këtë fazë.

Sipas saj, sanksionet janë vendosur për shkak të situatës së brendshme në Iran dhe mënyrës se si Republika Islamike trajton popullsinë e saj.

“Duhet të shohim më parë një ndryshim thelbësor në Iran përpara se të flitet për heqjen e sanksioneve,” tha von der Leyen.

ME TE LEXUARAT