FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Genc Mhillajt! Bashkë me kushërinjtë ekzekutuan çiftin Mujeci

Aktualitet

FOTO/ Mori hakun e babait pas 10 vitesh, ky është djali i Genc

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli në kërkim tre autorët e dyshuar.

Mësohet se të shpallur në kërkim janë Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç. Ka dyshime të forta se kjo ngjarje ka ndodhur për hakmarrje.

Tre autorët e ngjarjes së djeshme janë pikërisht familjarët e të ndjerit Genc Mhillaj. Renato raportohet të jetë djali i viktimës së vitit 2016, ndërsa Florini është nipi i tij. Policia nuk ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë asnjërin prej tre autorëve.

Djali i Genc Mhillajt, Renato Mhillaj, 23 vjeç

Florin Mhillaj

Hasmëria me fisin Mhillaj

Konflikti i gjatë mes dy familjeve në zonën e Lezhës, që sipas dyshimeve lidhet me atentatin e ndodhur së fundmi në Balldren, ka rrënjë që shkojnë pas në kohë, deri në vitin 2016. Ajo që nisi si një përplasje e çastit për një çështje të parëndësishme, me kalimin e viteve mori përmasa të rënda dhe pasoja tragjike.

Sipas informacioneve, gjithçka ka nisur në qendër të fshatit Torovicë, kur një automjet i parkuar në rrugë kishte penguar kalimin e mjeteve të tjera. Një grup personash që udhëtonin drejt banesës së tyre i kërkuan drejtuesit të mjetit të lironte rrugën, por situata u tensionua shpejt. Nga një debat verbal, përplasja degradoi në kontakt fizik, duke lënë pas një klimë të rënduar mes palëve.

Edhe pse incidenti në dukje u mbyll aty, tensionet nuk u shuan. Përkundrazi, ato u thelluan në ditët në vijim, ndërsa palët mbetën në qëndrime të kundërta dhe pa gjetur një zgjidhje. Refuzimi për të sqaruar situatën apo për të ulur tensionet duket se e përkeqësoi më tej konfliktin.

Pak kohë më pas, situata mori një kthesë dramatike, kur një prej personave të përfshirë në përplasjen fillestare u qëllua për vdekje gjatë një lëvizjeje të përditshme. Sipas hetimeve të kohës, dyshohej për një pritë të organizuar, ku një debat i ri kishte degjeneruar në përdorimin e armëve.

Ngjarja tronditi zonën dhe çoi në arrestime, por procesi gjyqësor përfundoi pa dënime, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme. Megjithatë, pavarësisht vendimit të drejtësisë, dyshimet dhe mosbesimi mes familjeve nuk u zhdukën, duke mbajtur të ndezur konfliktin ndër vite.

 

ME TE LEXUARAT