“Ata idiotët ...”/ Ferit Hoxha pyetet për mesazhet në RMV, ministri: S’më tërhiqni dot ku doni ju, kam evoluuar

Politikë

“Ata idiotët ...”/ Ferit Hoxha pyetet për mesazhet në

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një konferencë të përbashkët për mediat me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut dhe kryetar i Komunës së Çairit.

Pas deklaratave, Hoxha u pyet nga gazetarët për mesazhet e publikuara në rrjete sociale, ku pretendohet se ai i është drejtuar shqiptarëve të Malit të Zi me një fjalor fyes. Ministri i hodhi poshtë këto pretendime, duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme.

“Keni mbetur te java e kaluar, ndërkohë që gjërat kanë evoluar. Nuk ka asgjë të vërtetë nga ato mesazhe. Nuk do më tërhiqni ku doni ju. Unë kam evoluuar, Shqipëria është duke ecur në rrugën e BE-së dhe nuk do merrem me tymnaja,” u shpreh Hoxha.

Deklarata e tij vjen në një moment kur çështja ka marrë vëmendje në opinionin publik dhe në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT