Von der Leyen reagon pas krizës së emigrantëve në Spanjë: Lufta kundër emigracionit të paligjshëm kërkon solidaritet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas krizës së migracionit në Ceuta, duke theksuar nevojën që Bashkimi Evropian të forcojë mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe të përmirësojë koordinimin mes vendeve anëtare.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Von der Leyen deklaroi se situata në pikën kufitare spanjolle tregon rëndësinë e një sistemi të qëndrueshëm kontrolli dhe vigjilence në të gjitha pikat hyrëse të BE-së.
“Duhet të qëndrojmë vigjilentë në çdo pikë hyrjeje kritike dhe të ruajmë një koordinim të ngushtë mes të gjitha autoriteteve”, shkroi ajo.
Sipas kreut të Komisionit Evropian, Bashkimi Evropian duhet të nxjerrë mësime nga kjo krizë dhe të rrisë qëndrueshmërinë e përbashkët përballë sfidave migratore. Ajo bëri të ditur se Komisioni Evropian i ka ofruar mbështetje Spanjës që në fillim të situatës dhe ka marrë komunikime nga disa liderë europianë.
Von der Leyen mirëpriti gjithashtu propozimin për zhvillimin e një videokonference të jashtëzakonshme mes vendeve të BE-së për të analizuar situatën dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
“Lufta kundër emigracionit të paligjshëm kërkon solidaritet dhe një përgjigje të bashkuar europiane”, theksoi ajo.


