'Tërmet' në FIFA, UEFA kërkon largimin e Infantinos dhe përgatitet për votim mosbesimi

Sport

'Tërmet' në FIFA, UEFA kërkon largimin e Infantinos dhe

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me krizën më të madhe që prej marrjes së drejtimit të institucionit në vitin 2016. UEFA i ka kërkuar zyrtarisht të japë dorëheqjen nga posti, duke paralajmëruar një votim mosbesimi nëse ai refuzon të largohet.

Sipas raportimeve të mediave britanike, 55 federatat anëtare të UEFA-s janë të gatshme të votojnë kundër Infantinos, ndërsa për nisjen e një procedure zyrtare mjaftojnë 43 vota.

Përplasja mes UEFA-s dhe FIFA-s u përshkallëzua pas planit të kontestuar për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorë privatë. Ideja u tërhoq pas kundërshtimeve të forta brenda botës së futbollit, ndërsa këshilltari i lartë i Infantinos, Carlos Cordeiro, dha dorëheqjen në shenjë proteste.

UEFA ka deklaruar se udhëheqja aktuale e FIFA-s ka humbur besimin e saj dhe të një pjese të madhe të familjes së futbollit. Institucioni europian kërkon përgjegjësi dhe ndryshime në mënyrën e drejtimit të organizatës.

Infantino, i cili synon një mandat të katërt në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s, tashmë ndodhet përballë një beteje të fortë politike që mund të përcaktojë të ardhmen e tij në krye të futbollit botëror.

ME TE LEXUARAT