Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit, banorët urdhërohen të evakuohen

Bota

Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit,

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në qytetin e Korinthit në Greqi, ku autoritetet janë vënë në alarm për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Banorët e zonës janë urdhëruar të evakuohen dhe të braktisin shtëpinë. Mesazhe të shumta paralajmërimi kanë mbërritur në celularët e tyre, përmes numrit 112 të emergjencave. Më herët, banorët e zonave Kionia, Stymfalia dhe Matsiza u njoftuan për t'u evakuuar.

Autoritetet lokale thonë se është një situatë e vështirë, për shkak të terrenit por dhe zonës së pyllëzuar me bredha. Mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë nga toka, teksa zjarri favorizohet nga temperaturat e larta. Një pyll me pisha dhe bredha po digjet në një lartësi prej 1000 metrash, teksa zjarrfikësit po përballen me një situatë tejet të vështirë.

Për shuarjen e flakëve po punohet edhe nga ajri me helikopterë dhe avionë zjarrfikës.

 

 

 

ME TE LEXUARAT