Alarmi për b*mbë në Kuvendin e Kosovës, policia: Mesazhi dyshohet se erdhi nga Serbia
Policia e Kosovës ka reaguar në lidhje me kërcënimin me bombë ditën e djeshme në Kuvendin e Kosovës, duke bërë të ditur se mesazhi ka ardhur nga Serbia.
Sipas policisë, bazuar nga hetimet e deritanishme, kërcënimet kanë ardhur përmes një numri telefoni, i cili dyshohet se është nga Serbia.
Blutë bëjnë me dije se do të vazhdojnë hetimet për të lokalizuar mjetet dhe rrjetet e komunikimiit që janë përdorur në këtë kërcënim.
"Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia. Policia në bashkëpunim me prokurorinë kompetente do të vazhdojë hetimet e mëtejme, duke marrur të gjitha masat hetimore, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtar të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim.", njoton policia.
Kujtojmë se paraditen e djeshme, deputët u detyruan të largoheshin nga hapësirat e Kuvendit pak minuta para se të fillonte seanca e 42-të e konstituimit. Kjo pasi, sigurimi i njoftoi për një alarm për bombë