Gjendet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës, Zveçla: Përpjekje për veprimtari të paligjshme

Kosovë&Rajon

Gjendet sasi e madhe armatimi në veri të Kosovës, Zveçla:

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, ka njoftuar se një sasi e madhe armatimi është gjetur nga Policia në 6 vendndodhje të ndryshme në Zubin Patok.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Zveçla tha se mes armatimit të zbuluar ka pasur radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 ‘copë’ municione.

Sipas ministrit, provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend.

Njoftimi i Zveçlës:

Pas bastisjeve të zhvilluara në gjashtë lokacione në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka sekuestruar sot armatim të llojeve të ndryshme, radiolidhje, granatë dore, uniforma ushtarake si dhe 213 ‘copë’ municione.

Provat e siguruara gjatë këtij operacioni dëshmojnë përpjekje të vazhdueshme për veprimtari të kundërligjshme me potencial për të cenuar sigurinë dhe stabilitetin në vend.

Institucionet shtetërore të sigurisë do të reagojnë me vendosmëri të plotë ndaj çdo individi apo grupi që përmes veprimeve kriminale paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë.

Rendi, ligji dhe siguria në Republikën e Kosovës mbeten prioritet institucional. Çdo veprim që rrezikon këto parime do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe pa asnjë kompromis.

ME TE LEXUARAT