Greqi/ Erërat e forta po i mbajnë anijet të ankoruara – Lundrimi i ndaluar në portet kryesore

Kosovë&Rajon

Greqi/ Erërat e forta  po i mbajnë anijet të ankoruara –

Anijet bregdetare vazhdojnë të preken nga erërat e forta që fryjnë në shumë zona bregdetare të vendit, duke arritur në 9 gradë Beaufort në disa vende, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik.

Sipas Rojës Bregdetare Helenike, nisjet nga portet e Pireut, Rafinës dhe Lavrio janë të ndaluara.

Në të njëjtën kohë, linjat e trageteve Agia Marina - Nea Stira, Igumenica - Korfuz, Rio - Antirrio, Kyllini - Zakynthos dhe Kyllini - Kefalonia mbeten të mbyllura.

Autoritetet kompetente rekomandojnë që pasagjerët që planifikojnë të nisen të kontrollojnë me autoritetet lokale portuale dhe agjencitë e udhëtimit para nisjes, pasi anulimet ose ndryshimet e mëtejshme të itinerareve nuk mund të përjashtohen, në varësi të kushteve të motit/CNN

ME TE LEXUARAT