Kosovë/ Betohen deputetët, Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur me 30 minuta vonesë dhe është drejtuar nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari (LVV).
Fillimisht u formua Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pas përfundimit të kësaj procedure, deputetët e legjislaturës së dhjetë bënë betimin solemn, duke marrë zyrtarisht mandatin e tyre.
Pas betimit, në rend dite ishte zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Me propozim të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës me 66 vota.
Më pas, seanca vazhdoi me procedurat për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.


