Në takim me bashkëshortin në burg, kapet 'mat' me dhjetëra vezë me drogë 25-vjeçarja maqedonase

Kosovë&Rajon

Në takim me bashkëshortin në burg, kapet 'mat' me

Një 25-vjeçare nga Shkupi ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të fusë drogë në burgun e Idrizovës duke e fshehur brenda vezëve që kishte marrë me vete ndërsa vizitonte bashkëshortin e saj të burgosur.

Autoritetet në Shkup kanë zbuluar një tentativë të pazakontë për të futur drogë në burgun e Idrizovës. Një 25 vjeçare, e cila po vizitonte bashkëshortin e burgosur, kishte shkuar në burg me 60 vezë, 28 prej të cilave i kishte mbushur kokainë dhe maijuanë.

Por gjatë kontrollit rutinë, shërbimet e burgut dyshuan te pikerinat e vezëve dhe i kaluan në skaner. Më pas u krye edhe kontroll manual, ku u zbuluan vezët e modifikuara brenda të cilave  ishin fshehur qese me lëndë narkotike. Nga kontrolli u sekuestruan më shumë se 318 gramë marihuanë dhe mbi 142 gramë kokainë. Prokuroria ka hapur procedurë hetimore ndaj 25-vjeçares për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se droga ishte menduar të përfundonte brenda burgut, ndërsa rasti ka ngritur sërish pikëpyetje për tentativat e vazhdueshme të futjes së lëndëve narkotike në institucionet penitenciare në Maqedoninë e Veriut.

Prokuroria kërkoi masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarën, duke argumentuar se ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia e përsëritjes së veprës penale. Megjithatë, në vendim është marrë parasysh edhe fakti që ajo është nënë e disa fëmijëve të mitur, mes tyre edhe e një foshnjeje vetëm pesë muajshe.

ME TE LEXUARAT