E rëndë në Gjakovë, pronari i lokalit vret me armë zjarri klientin pas konfliktit

Kosovë&Rajon

E rëndë në Gjakovë, pronari i lokalit vret me armë

Mëngjesin e sotëm një person është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje në Gjakovë.

Autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e Kosovës është në kërkim për kapjen e tij.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

ME TE LEXUARAT