Tragjedi në Istog, vajza 2-vjecare mbytet në pishinë
Lajmifundit
/
6 Korrik 2025, 07:52
Kosovë&Rajon
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zallç të Istogut, ku një vajzë rreth 2-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht.
Ajo është mbytur në një pishinë familjare gjatë orëve të mbrëmjes. Policia është njoftuar për rastin rreth orës 19:40 të ditës së djeshme.
Fëmija është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare.
Fatkeqësisht, mjekët konstatuan se ajo kishte arritur pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin.
Prokurori i shtetit është informuar menjëherë pas ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e rrethanave po vazhdojnë.