VIDEO/ Incident në Beograd! Makina futet mes protestës së studentëve, plagoset një person

Kosovë&Rajon

VIDEO/ Incident në Beograd! Makina futet mes protestës së

Një incident i është regjistruar në Beograd, ku një automjet është futur mes një proteste studentore pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe ka plagosur një 90-vjeçar.

Sipas mediave serbe, studentë dhe qytetarë po mbanin 16 minuta heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në vitin 2024, kur ndodhi përplasja.

Shoferi fillimisht ka tentuar të kalojë me forcë mes turmës, por është ndaluar nga protestuesit. Më pas ai ka dalë nga automjeti dhe ka sulmuar disa prej pjesëmarrësve në protestë.

Sipas raportimeve, ai është rikthyer në makinë dhe ka bërë lëvizje mbrapa, duke përplasur një të moshuar rreth 90 vjeç, përpara se të tentonte të largohej nga vendngjarja.

Studentët kanë deklaruar në rrjete sociale se gjatë incidentit është goditur fizikisht edhe një student i Fakultetit të Drejtësisë.

Në zonë ndodheshin forca policie, të cilat fillimisht nuk kanë ndërhyrë menjëherë, por më pas kanë arrestuar drejtuesin e mjetit pas plagosjes së të moshuarit. I plagosuri është dërguar në spital dhe raportohet se ka pësuar frakturë në kofshë.

ME TE LEXUARAT