Tragjike në Maldive! Humbin jetën pesë turistë italianë gjatë një zhytjeje

Bota

Tragjike në Maldive! Humbin jetën pesë turistë italianë

Një tragjedi është regjistruar në Maldive, ku pesë turistë italianë kanë humbur jetën gjatë një zhytjeje në ujërat pranë zonës turistike të Alimathaa.

Sipas autoriteteve dhe mediave lokale, turistët ndodheshin në një ekspeditë zhytjeje me një anije private dhe kishin hyrë në ujë në orët e paradites. Alarmi është dhënë rreth orës 10:45 me orën italiane, pasi grupi nuk u kthye më në sipërfaqe.

Menjëherë pas njoftimit, ekipet e kërkim-shpëtimit nisën operacionet në zonë, duke kontrolluar intensivisht ujërat përreth vendit të zhytjes. Pak më vonë, trupat e pesë turistëve u gjetën në det.

Sipas raportimeve paraprake, mes viktimave dyshohet të jetë edhe një studiues nga Xhenova, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e plotë të viktimave dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin turistik dhe atë shkencor në Itali.

 

 

ME TE LEXUARAT