Vrasja e trefishtë në Podgoricë, mes tyre dy vëllezër shqiptarë! Ky është autori i dyshuar

Një vrasje e trefishtë ka tronditur Podgoricën dit. Zyrtarët e policisë të Malit të Zi në koordinim me Zyrën e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë kanë ndërmarrë masa dhe veprime urgjente për të gjetur personin e dyshuar, mes viktimave janë dhe dy vëllezër shqiptar.
"Personi i dyshuar për vrasjen është Vehid Murić, me origjinë nga Rozhaj"a, njoftoi policia.
Të gjitha kapacitetet e disponueshme të Drejtorisë së Policisë janë vënë në dispozicion me qëllim gjetjen dhe ndalimin e tij, dhe gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve të japin të gjitha informacionet që mund të jenë të rëndësishme për informacionin e tij.
Gjithashtu Policia njofton qytetarët të raportojnë këtë informacion në stacionin më të afërt të policisë ose duke telefonuar në numrin 122, dhe nëse gjenden në të njëjtën zonë ose ndërtesë me këtë person, të jenë të kujdesshëm.


