Zbarkime masive emigrantësh në Greqi, 800 persona të shpëtuar vetëm ditën e sotme në Kretë dhe Gavdos!

Kosovë&Rajon

Zbarkime masive emigrantësh në Greqi, 800 persona të

Të paktën 792 të huaj në bordin e gomoneve dhe anijeve janë shpëtuar që nga orët e para të së enjtes (28 maj) në dhjetë operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të kryera në zonën detare në jug të Kretës dhe Gavdos në Greqi.

Sipas Rojës Bregdetare, operacionet u kryen nga Qendra e Unifikuar e Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (EKSED) dhe një anije e forcave FRONTEX.

Të huajt u transferuan gradualisht në mënyrë të sigurt në portet e Soudës, Ierapetrës, Kala Limenit, Agia Galinit dhe Gavdosit, ku autoritetet kompetente po kryejnë procedurat e regjistrimit dhe identifikimit.

Mbërritjet e vazhdueshme të flukseve migratore në orët e fundit i kanë vënë autoritetet portuale të Kretës në gatishmëri të shtuar.

ME TE LEXUARAT