Berisha dhe protestuesit shkojnë te Policia e Tiranës, priten me gardh metalik. Futen në ish-Bllok, shmanget Vila 31
Lajmifundit
/
22 Mars 2026, 20:02
Politikë

Protestuesit, mes të cilëve është dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, iu drejtuan policisë së Tiranës, por u përballën me gardhe metalike të vendosura aty nga efektivët, për t’iu paraprirë çdo situate.
Ndërkohë, turma e protestuesve ndiqet nga një autobot me ujë, dhe disa efektivë policie. Ndërkohë që protestuesit iu drejtuan ish-Bllokut.
Ata mbanin ndezur flakadanë, ndërsa më pas hodhën një molotov drejt një stacioni urbani, ndërsa iu shmangën vilën 31.
Mes thirrjeve ‘Rama ik!’ protestuesit vijuan marshimin e tyre përgjatë Sheshit Ëillson dhe në zona të tjera të ish-Bllokut./Ballkan


